“Pjesëmarrja (lokale) e të rinjve është e rëndësishme”

Në këtë temë, kryetari i Këshillit Komunal, Valbon Limani, mbajti fjalë përshëndetëse në Qendrën “YCC” në Gostivar, e cila në partneritet me Qendrën për Dialog Interkulturor (CID) – Kumanovë, filloi me zbatimin e këtij projekti trevejçar.

Projekti do të zbatohet në tetë komuna: Kumanovë, Likovë, Mavrovë-Rostushë, Gostivar, Tetovë, Tearcë, Strugë dhe Çair.
Projekti mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në RMV.

Vlen të theksohet se gjatë mandatit të parë, ne si pushtet lokal krijuam tre qendra rinore në Gostivar.