THIRRJE PUBLIKE për shfaqje të interesimit për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të organizatave të shoqërisë civile si vëzhgues në Komisionin për vlerësimin e propozim-projekteve në kuadër të projektit ReLOaD 2 në komunën e Gostivarit.
Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është vazhdimësi e fazës së parë të projektit të implementuar në periudhën (2017-2020). Projekti financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi kryesor i ReLOaD2 është të forcojë partneritetet ndërmjet autoriteteve komunale dhe shoqërisë civile përmes financimit transparent të projekteve të organizatave të shoqërisë civile nga buxhetet komunale për pjesëmarrje më të madhe qytetare dhe pjesëmarrje të të rinjve në vendimmarrje dhe ofrim të përmirësuar të shërbimeve për qytetarët e Gostivarit. Projekti ReLOaD 2 punon me tetë komuna partnere: Manastir, Veles, Gjevgjeli, Gostivar, Kriva Pallankë, Koçani, Kumanovë dhe Ohër për të adoptuar një qasje transparente për financimin e projekteve të organizatave të shoqërisë civile, me të çka do të inkurajojë një angazhim më të madh qytetar dhe përfshirje të të rinjve në vendimmarrje dhe do të përmirësohen shërbimet që sigurohen në nivel lokal.
Komuna e Gostivarit shpalli thirrje publike në kuadër të projektit ReLOaD 2 për propozim-projekte të organizatave të shoqërisë civile. Thirrja është shpallur më 25.02.2022 dhe do të zgjasë deri më 25.03.2022, gjatë së cilës është planifikuar që vlerësimi i propozim-projekteve të pranuara të bëhet pas datës 28.03.2022. Vlerësimi pritet të zgjasë jo më shumë se 2-3 ditë dhe do të varet nga numri i propozim-projekteve të pranuara.
Me qëllim të sigurimit të një procesi transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së propozim-projekteve të organizatave të shoqërisë civile për ndaren e grantit në kuadër të projektit ReLOaD 2, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me UNDP shpall Thirrje Publike për Shprehje të Interesit për pjesëmarrje të një përfaqësuesi të shoqërisë civile. si vëzhgues në Komisionin për vlerësimin e propozim-projekteve të paraqitura nga organizatat e shoqërisë civile në kuadër të thirrjes publike që është publikuar në komunën e Gostivarit.
Përfaqësuesi i organizatave të shoqërisë civile në Komisionin e evalvim do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
Kandidati për vëzhgues në Komisionin vlerësues duhet të jetë anëtar dhe/ose punonjës i përhershëm i një organizate të shoqërisë civile të themeluar ligjërisht në përputhje me Ligjin për asociacione dhe fondacione. Është e dëshirueshme që kandidati të ketë:
Kandidatët duhet ti dërgojnë dokumentet në vijim në mënyrë elektronike drejtuar dashmir.osmani@gostivari.gov.mk dhe snezana.straseska@gostivari.gov.mk:
Përfaqësuesi i organizatës qytetare do të punoj në bazë vullnetare/pa kompensim financiar. Proejkti do të mbuloj shpenzimet themelore, siç janë shpenzime rruge dhe shpenzimet për racion të lehtë ushqimi.
Organizata qytetare në të cilën i përzgjedhuri është anëtar dhe/ose i punësuar i përhershëm NUK MUND të aplikoj (as si bartës as si partner i bartësit) në thirrjen publike për parashtrimin e projekt propozieve në kuadër të ReLOaD2 projektit në komunën e Gostivarit.
Afati i fundit për parashtrimin e aplikimeve është 28.03.2022до 15:00 часот.
Nëse do të keni nevojë për informata plotësuese, Ju lutemi drejtohuni tek (dashmir.osmani@gostivari.gov.mk dhe snezana.straseska@gostivari.gov.mk).