Në Gostivar, së shpejti do të hapet Qendër multifunksionale për shërbime sociale

Në Gostivar, së shpejti do të hapet Qendër multifunksionale për shërbime sociale
Përmes kësaj qendre, do të jepet asistencë dhe përkujdesje për personat me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre. Ajo do të funksionojë në kuadër të Qendrës për Autizëm e cila është në ndërtim e sipër dhe do të shërbejë për të gjithë rajonin e Pollogut.

Në Qendrën multifunksionale për shërbime sociale, përmes trajnimeve, personat me nevoja ndryshe do të aftësohen për tregun e punës.

Projektin e realizojmë në bashkëpunim me UNDP dhe Ambasadën e Zvicrës në RMV.