Gostivari shënon Ditën ndërkombëtare të ushqimit

,

Nën patronazhin e Komunës së Gostivarit, gati në të gjitha shkollat fillore, me tregje ushqimi, sot u shënua Dita ndërkombëtare e ushqimit.

Mjetet e tubuara nga tregjet ushqimore në shkollat e Gostivarit do të përdoren për bamirëse.

Me këtë rast, edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkë me ekipin e tij ishte i pranishëm te shkolla fillore “Përparimi” në fshatin Çegran.

“Përgëzoj nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për ushqimet e përgatitura dhe për mikpritjen e denjë të traditës sonë me “Bukë e kripë e zemër. Si pushtet lokal jemi në përgatitje të sipër të kuzhinës te e cila do të përgatiten ushqime të shëndetshme. Kjo kuzhinë e para e këtij lloji në vendin tonë, me do të furnizojë me ushqim edhe shkollat fillore në gjithë territorin e qytetit tonë”, deklaroi kryetari Arben Taravari.