Komuna e Gostivarit me aktivitete të shumta për “Ditën e ekologjisë”

Edhe sivjet Komuna e Gostivarit vazhdoi me traditën e organizimit të aktiviteteve për shënimin e 21 Marsit – Ditës së Ekologjisë, ku në qendër të vëmendjes ishin nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Aktiviteti i parë për shënimin e “Ditës së ekologjisë”, nisi me fëmijët e çerdheve të cilët prezantuan punimet e tyre me materiale të recikluese, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Në SHMK “Gostivari” u prezantua një film dokumentar për mbrojtjen e mjedisit dhe dëmet e shkaktuara nga ndotja e ajrit, i përgaditur nga nxënësit dhe mësimidhënësit e kësaj shkolle, ndërsa në shkollën fillore “Bashkimi”, nxënësit kishin organuzuar aktivitete për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkërisht me nxënësit mbollën lule në oborrin e shkollës.

Aktivitet u përmbyllën në Shkollën e Mesme Teknike “Gostivari” ku nxënësit nga disa shkolla, organizuan sfilatë mode dhe projekte me matriale të ripëtëritshme.

Qëllimi i shënimit të kësaj dite me aktivitete synon ngritjen e vetëdijes së qytetarëve nga të gjitha grupmoshat në mënyrë që të mbrohet mjedisi jetësor dhe natyra si dhe ngritja e nivelit të mirëmbajtjes së pastërtisë.