Filluan punimet në fasadimin e shkollës “Forinë”
Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Zyrën për investime kapitale pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës filloi punimet për fasadën e re në shkollën fillore “Forina”.
Projekti përfshin fasadën e re me efikasitet energjetik që përveç kursimit të energjisë elektrike, e bën objektin shkollor me pamje estetike bashkëkohore.
Investimet në arsim janë e ardhmja jonë, andaj për Komunën e Gostivarit mbetet prioritet investimi në shkollat fillore dhe të mesme.