SHKOLLA VERORE “GOSTIVARI 2024” PËR TË TRETIN VIT RADHAZI

,

Shkolla Verore 2024

Komuna e Gostivarit për të tretin vit radhazi organizon Shkollën Verore “Gostivari 2024”.

Ngjarja synon të angazhojë me aktivitete të ndryshme fëmijët e moshës 7-14 vjet gjatë sezonit të verës me instruktorë nga profesione të ndryshme.
Shkolla Verore fillon më 1 korrik dhe përfundon më 31 korrik, kurse aplikimi për marrje pjesë në këtë shkollë bëhet përmes shkollave përkatëse.
Ndryshe, përveç angazhimit të fëmijëve gjatë pushimit të verës, Shkolla Verore synon të zbulojë talentët e rinj të qytetit në fusha të ndryshme.