Kryetari Arben Taravari, realizoi takim me përfaqësuesit e Institutit për Lidership dhe Politika Publike

Sot Kryetari i Komunës së Gostivarit, Z. Arben Taravari, realizoi takim me përfaqësuesit e Institutit për Lidership dhe Politika Publike, lidhur me projektin “Fuqizimi i pjesëmarrjes së gruas në politikë në Maqdedoninë e Veriut”, projekt ky që mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në RMV.

Në kuadër të takimit u diskutua për rolin dhe rëndësinë e gruas në pozita vendimmarrëse si dhe u shpalosën iniciativat që ILPP do t’i ndërmerr me qëllim të identifikoj faktorët inkurajues dhe dekurajues të pjesëmarrjes aktive të gruas në politikë dhe mbindërtimin e kapaciteteve të tyre intelektuale.

Nga ana e Kryetarit të Komunës u theksua se në Komunën e Gostivarit punohet shumë për çështjen e barazisë gjinore dhe inkurajohen gratë të jenë bartëse të iniciativave dhe pozitave udhëheqëse, dhe shpreh gatishmërinë për të përkrahur projekte dhe iniciativa të kësaj natyre.