Thirje Publike

,

Në bazë të nenit 50, paragrafët 7 dhe 8 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 5/2002, Buxheti i Komunës së Gostivarit, Vendimi i këshillit (nr.08-2309/1 i datës 24.12.2021) në lidhje me nenin 49 paragrafi 3 të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 52/10, 135/11 dhe 55/16) dhe neni 4 i Kodit të Praktikave të mira për mbështetjen financiare të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.130/07),

Thirje Publike

Klikoni për shkarkimin e DOKUMENTACIONEVE për aplikim :


(për mbështetje financiare të shoqatave, klubeve sportive dhe projekteve  nga persona fizik)

Ndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2022, Sektori i Financave – Programi L0 – Sport dhe rekreacion, K4 – Manifestimet kulturore, A0 Transferime deri te organizata JQ dhe R1 -Mbrojtja e mjedisit jetësor.

Transferimet do të bëhen në përputhje me Programet dhe planifikimet buxhetore.

  • Programi për aktivitete kulturore nr. 08-2316/1, i datës 24.12.2021 i Këshillit Komunal
  • Programi për sport nr. 08-2318/1, i datës 24.12.2021 i Këshillit Komunal
  • Programi për mbrojtjen e mjedisit jetësor nr.08-2323/1 datës 24.12.2021, i Këshillit Komunal
  • Programi për mbrojtje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve nr.08-2321/1, i datës 24.12.2021, i Këshillit Komunal
  • Programi për mundësi të barabarta të burrave dhe grave nr.08-2319/1, i datës 24.12.2021, i Këshillit Komunal
  1. Lloji i programeve/projekteve që do të mbështeten

1.1 Mjetet nga Buxheti i komunës së Gostivarit do të dedikohen për financimin e aktiviteteve programore të lartpërmendura. Aktivitetet e shoqatave/klubeve do të mbështeten në vlerë minimale prej 30.000,00 e deri në vlerë maksimale prej 180.000,00 denarë, aktivitetet e personave fizik do të mbështeten në vlerë minimale prej 10.000,00 deri në vlerë maksimale prej 30.000,00 denarë, për projektet:

Qëllimet e shpalljes:

  • Aktivitete me ndikim pozitiv në ngritjen dhe zhvillimin kulturor, sportiv, mjedisor si dhe shoqëror.
  • Aktivitete që mundësojnë pjesëmarrje për të gjithë komunitetet.

Aktivitete  që do të mbështeten:

1.Perkrahje e OJQve/klubeve dhe projektve nga personat fizik

  • Mbështetja e OJQ-ve dhe klubeve për përmirësimin, avancimin si dhe ngritjen e cilësisë së jetës shoqërore qytetare në komunën e Gostivarit.

 

  1. 2. Mjedis jetësor
  • Mbrojtja e mjedisit jetësor, zhvillimi i gjelbër, zvogëlimi i ndotjes së ajrit dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike, si dhe mbrojtja e resurseve natyrore nacionale në komunën e Gostivarit.

 

3.Kulturë

  • Mbështetje e ShKA-ve për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shumëllojshmërisë etnike, krijimin e kushteve për një jetë kulturore, mbështetje e artistëve, afirmim i artistëve të rinj, kremtimi dhe manifestimi i datave të rëndësishme kulturore për Komunën e Gostivarit.

4.Sport

  • Mbështetje e klubeve sportive për afirmimin, zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së sporteve rekreative në territorin e komunës së Gostivarit.

5.Mbrojtje Sociale

  • Mbështetje e fëmijëve (nga sfera e mbrojtjes sociale)dhe personave me nevoja të posaçme në aktivitete dhe manifestime sportive kulturore e rekreative.

6.Mundësi te barabarta

  • Mbështetje nga sfera për mundësi të barabarta të burrave dhe grave.

 

 

  1. Korniza kohore dhe mjetet e përgjithshme të parapara / në dispozicion
    • Ndarja e mjeteve për projektet e caktuara do të realizohet në dy pjesë, pjesa e parë e mjeteve prej 70% do të realizohet menjëherë pas vlerësimit nga komisioni se projekti i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara, pjesa e dytë e mjeteve prej 30% pasi të dorëzohen raportet financiare si dhe raport narrativ për vitin 2022. Raportet për projektet e fituara do të shqyrtohen nga komision vlerësues për të gjithë personat juridik dhe fizik. Projektet duhet të realizohen brenda afatit të paraparë në shpallje publike e më së voni deri në dhjetor të vitit 2022.
    • Nëse personat juridik dhe fizik fitues të projekteve nga ana e Komunës së Gostivarit nuk arrijnë të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e projekteve dhe dokumentacionin (raportin) për mbulimin e shpenzimeve financiare, komisioni vlerësues pranë Komunës së Gostivarit do të shqyrtoj mundësit ligjore nëpërmjet organeve kompetente që projektet fituese ti kthejnë mjetet e fituara në buxhetin e komunës së Gostivarit.
  1. Kriteret themelore organizative

Kriteret themelore organizative që duhet ti plotësojnë personat juridik dhe fizik (shoqatat, dhe klubet) që marrin pjesë në këtë shpallje janë:

3.1 Të jenë të regjistruara në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shoqatat dhe Klubet, të paktën një vit para publikimit të shpalljes;

3.1.1 Personat fizik duhet të jenë shtetas të RMV dhe banues në Komunën e Gostivarit;

3.2 Puna dhe veprimi ta ketë synim publikun e gjerë dhe interesat e komunitetit;

3.a.Vlerësimi i cilësisë së projekteve për SHOQATAT/KLUBET

Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat juridik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore:

Fushat për OJQ/Klubet
1. Kapaciteti organizativ
1.1. Nëse shoqatat / klubet kanë strukturë organizative dhe burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme, hapësirë për zyre, pajisje teknike dhe aftësi për të menaxhuar buxhetin)
1.2. Nëse shoqatat / klubet kanë përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpallje
2. Punim dhe bashkëpunim në rrjet
2.1 Nëse shoqatat / klubet janë anëtar i rrjeteve dhe platformave të organizatave qytetare (kombëtare dhe ndërkombëtare) dhe në 3 vitet e fundit kanë realizuar projekte në bashkëpunim me organizata tjera ose organe të administratës shtetërore
3. Cilësia e projektit
3.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor
3.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij
3.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në projekt
3.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm
3.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve
4. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve
4.1 Nëse pasqyrohen aktivitetet në mënyrë adekuate në buxhet
4.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate

 

3.b. Vlerësimi i cilësisë së projekteve për PERSONAT FIZIK

Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat fizik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore:

Fushat për personat fizik
1. Kapaciteti organizativ
1.1. Nëse projekti ka burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme)
1.2. Nëse aplikanti/ja ka përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpalljen
2. Cilësia e projektit
2.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor
2.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij
2.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në projekt
2.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm
2.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve
3. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve
3.1 Nëse aktivitetet pasqyrohen në mënyrë adekuate në buxhet
3.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate
  1. Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzojnë SHOQATAT / KLUBET

4.1 Shoqatat dhe klubet që marrin pjesë në shpalljen duhet të dorëzojnë:

  1. Kërkesë për mbështetje financiare;
  2. Propozim-projekt;
  3. Kopje të gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave të tjerë juridik për regjistrimin e shoqatës / klubit jo më të vjetër se gjashtë muaj;
  4. Kopje të statutit;
  5. Kopje të llogarisë vjetore për vitin 2021.
  6. Raport narrativ për punën me qëllime, aktivitete, rezultate dhe burime të financimit në vitin 2021.

4.2 Dokumentacioni i nevojshëm që duhet ta dorëzojnë PERSONAT FIZIK.

1.Kërkesë për mbështetje financiare;

2.Propozim-projekt;

3.Kopje të letërnjoftimit;

4.Kopje të llogarisë bankare të aplikantit/es;

5.Dokumentacione shtesë varësisht nga fusha e përzgjedhur për aplikim (mirënjohje, certifikata, vërtetime).

5.Vërejtje:

5.1Shoqatat / klubet dhe personat fizik të cilët me projektet e tyre do të fitojnë në shpalljen publike të komunës së Gostivarit nuk do të kenë të drejtë të paraqesin kërkesa tjera financiare dhe të konkurrojnë në shpalljet publike të radhës nga Komuna e Gostivarit për vitin kalendarik 2022.

5.2 Shoqatat / klubet dhe personat fizik të cilët me projektet e tyre nuk do të jenë fitues në shpalljen publike të komunës së Gostivarit nuk do të kenë të drejtë të paraqesin kërkesa financiare ose të paraqesin projekte deri në shpalljen e radhës nga komuna e Gostivarit për vitin kalendarik 2022.

5.3 Nëse propozim-projekti juaj do të përzgjidhet dhe do të fitojë mbështetje financiare nga Buxheti Komunës së Gostivarit, keni detyrim që në të gjitha materialet (të shtypura dhe elektronike) në suaza të projektit të mbështetur financiarisht, të përdorni logon e komunës së Gostivarit, projektet që do të fitojnë mbështetje financiare nga ana  e Komunës së Gostivarit duhet të kenë kujdes të veçantë që të mos dëmtojnë imazhin e institucionit, të mos përdorin gjuhën të urrejtjes, ofendime që mund të nxisin dhunë, jo tolerancë ndëretnike ose veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe normat juridike të RMV-së. Për të gjitha pikat e lartpërmendura përgjegjësi do të kenë shoqatat/klubet ose personat fizik që do të marrin mbështetje financiare për propozim-projektet e tyre nga ana e komunës së Gostivarit.

5.4 Dokumentacionet e pakompletuar ose aplikacionet të cilat do të dorëzohen pas afatit të paraparë në shpalljen publike nuk do të shqyrtohen!

5.5 Aplikacionet e dorëzuara në arkivin e komunës së Gostivarit nuk do ti kthehen aplikuesit.

  1. Afati dhe mënyra e dorëzimit të kërkesave

6.1 Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15.02.2022

6.2 Dokumentacioni duhet të vendoset në një zarf të mbyllur dhe në të të shënohet: “SHPALLJE (për mbështetje financiare të shoqatave, klubeve sportive dhe projekteve nga personat fizik)” në adresën: Komuna e Gostivarit, Sektori i financave, Bul. Vll. Gjinoski 61, 1230, Gostivar, ose në arkivin e komunës së Gostivarit nga ora 08:00 deri më 16:00, me përshkrimin – Për mbështetje të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022.

6.3 Rezultatet e Thirrjes publike do të shpallen në faqen zyrtare të Komunës së Gostivarit. www.gostivari.gov.mk   

6.4Pyetjet për sqarime plotësuese mund të dorëzohen me shkresë ose në formë elektronike deri tek Komisioni për realizimin e Thirjes publike në info@gostivari.gov.mk   ose ne  nr.tel  042/ 214 – 600,  042/213-511