THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN RINOR LOKAL
Në bazë të nenit 36 dhe 48 të Ligjit për vetëqeverisje lokale(“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 5/02 ), dhe nenit 16,17,18 të Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr.10/2020, 16.01.2020), dhe sipas nenit 42d të Statutit të Komunës së Gostivarit, Kryetari i këshillit sjell:
THIRRJE PUBLIKE
PËR KËSHILLIN RINOR LOKAL
Kuvendi lokal i të rinjve në komunën e Gostivarit shpall thirrje publike për anëtarësim në Këshillin rinor lokal.
Thirrja është e hapur për të gjitha organizatat rinore, organizatat për të rinjtë, forumet rinore të
partive politike, organizatat e nxënësve dhe të studentëve dhe forma te tjera të organizimit të të
rinjve që do t’i plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• Të kenë aktivitete në territorin e komunës së Gostivarit;
• Të jenë themeluar dhe aktiv të paktën një vit para hapjes së kësaj thirrjeje;
• Anëtari/ja duhet te jenë banorë të komunës së dhe të moshës
prej 15 deri 29 vjeç.
Aplikimi: Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kriteret duhet t’i dërgojnë dokumentet
e mëposhtme në e-mailin: info@gostivari.gov.mk
ose t’i dorëzojnë ato në arkivin e komunës se Gostivarit, bul. Braqa Gjinoski nr.61, me
shënimin “Aplikim për anëtarësim në Keshillit Rinor Lokal.
Dokumentet e detyrueshme:
1. Portofoli për punën e organizatës.
2. Letër motivuese për pjesëmarrje në Kuvendin Lokal të të Rinjve, por jo më shume se 1 faqe.
3. Raport vjetor për punën nga viti paraprak, i cili konfirmon se organizata ka qenë aktive gjatë
vitit të kaluar me aktivitete të realizuara për, ose nga të rinjte ne komunën e Gostivarit.
4. Propozimi i anëtarit/es me detajet e kontaktit.
Afati i fundit për aplikim është nga 30.01.2023 deri më 10.02.2023.
Aplikimet do të shqyrtohen nga aha e anëtarëve të Komisionit të Kuvendit Lokal të të Rinjve me qëllim që të zgjidhet Këshilli Rinor Lokal në komunën e Gostivarit.
Për më shumë informacion në lidhje me thirrjen mund të kontaktoni nëpërmjet kontakteve të
mëposhtme: 042/214 600, info@gostivari.gov.mk
Kryetari i këshillit
Председател на совет
Valbon Limani