NJOFTIM – DITË E HAPUR ME MËRGIMTARËT

26.12.2019

Të nderuar,

Ju njoftojmë se më 28.12.2019 (e shtunë), prej në ora 18:00, nën moton “Mirë se vini në shtëpinë tuaj”, Komuna e Gostivarit organizon Ditë të hapur me mërgimtarët.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që mërgimtarëve tanë, gjatë qëndrimit në vendlindje për fetat e fundvitit, tu jepet mundësia që të njoftohen nga afër me punën dhe aktivitetet e Komunës, njëherit të mund të shpalosin vërejtjet, sugjerimet, idetë dhe propozimet e tyre bazuar në përvojat nga vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Shërbimi për informim