U mbajt ligjëratë mbi parandalimin e koronavirusit
04.03.2020
Dr. Fadil Cana – specialist infektolog në Klinikën universitare për sëmundje infektive në Shkup, mbajti sot në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, ligjëratë mbi parandalimin e koronavirusit.
Përfaqësues nga shkollat fillore dhe të mesme, institucionet lokale, administrate komunale si dhe të pranishëm të tjerë u informuan mbi karakteristikat e koronavirusit të ri Covid-19, rrezikshmërisë, përhapjes së shpejtë të tij, shkallës së mortalitetit, me theks të veçantë masat e nevojshme për parandalim të tij.
Dr. Cana nënvizoi se duhet bërë distinksion ndërmjet thashethemeve, miteve dhe fakteve dhe se nuk duhet bërë panik të panevojshëm, por njëkohësisht paralajmëroi për probabilitetin e lartë të shpalljes së pandemisë shkaku asaj se kjo epidemi është përhapur në më shumë shtete dhe në disa kontinente.
Për domosdoshmërinë e ngritjes së vetëdijes dhe forcimin e parandalimit të përhapjes së koronavirsuit, infektologu Fadil Cana në ligjëratën e tij, e potencoi faktin se madje edhe shtete me sistem shëndetësor shumë më të avancuar se vendi ynë siç është Italia, ballafaqohen me mungesën e aparateve dhe mjeteve të tjera, respektivisht me kapacitetet e nevojshme për, diagnostikim dhe trajtim të personave të prekur nga koronavirusi.
Shërbimi për informim