Entries by Artan cst

Anëtarët e Forumit Rinor të komunës së Gostivarit, vizituan veteranët e arsimit shqip

23.11.2018 Me rastin e Ditës së Alfabetit – 22 Nëntorit, dje anëtarët e Forumit Rinor të komunës së Gostivarit, vizituan rreth 50 mësimdhënës shqiptarë, veteranë të arsimit dhe mësues të pensionuar. Tl shoqëruar edhe nga zëdhënësi i komunës Jasin Demiri, gjatë vizitave që ua bënë nëpër shtëpi, ata bashkëbiseduan me mësuesit, ua uruan Ditën e […]

Press konferencë në lidhje me kthimin e ingerencave në arsim Komunës së Gostivarit

23.11.2018 Udhëheqësja e Sektorit për Veprimtari Publike pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe, mbajti sot konferencë për shtyp në lidhje me kthimin e ingerencave në arsim Komunës së Gostivarit, respektivisht kryetarit Arben Taravari. Ajo me këtë rast përmendi dështimet dhe keqpërdorimet në sferën e arsimit në këtë 9 muaj kur ingerencat i kishte pushteti qendror, […]

,

Trashëgimia natyrore dhe shpellat ne Maqedoni u promovuan në Itali

Në takimin ndërkombëtar të speleologëve në Itali, Klubi Speleologjik Korabi dhe komuna e Gostivarit prezantoi aktivitetet e projektit “Fuqizimi i aktorëve lokal për hulumtim dhe konservim të shpellës Bukuroshja”, e finansuar na Unioni Evropian përmes Programit për përmirësim të menaxhimit të zonave të mbrojtura, të cilën e implementon UNDP në partneritet me Ministrinë e ambientit […]

Anëtarët e kryesisë së Shoqatës “Realiteti” kryetarit Taravari i ndanë mirënjohje për mbështetjen

13.11.2018 Anëtarët e Shoqatës së personave me shikim të dëmtuar “Realiteti” me seli në Gostivar, ishin sot për vizitë te kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Qëllimi i kësaj vizite ishte që kryetarit Taravari t’ia përcjellin falënderimet e anëtarëve të kësaj shoqate, për mundësimin e pjesëmarrjes në Garat ndërkombëtare në Goalball që u mbajtën […]

Taravari: Nuk do të biem në nivelin e fushatave mortore, do të ruajmë respekt ndaj kujtimit të Xhejhanit

08.11.2018 Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari mbajti sot konferencë për shtyp në të cilën i shprehu ngushëllime familjes Mexhiti për humbjen e vajzës së tyre dhe hodhi poshtë thashethemet të cilat u plasuan në opinion me qëllim që ky rast të paraqitet si dështim i udhëheqësisë komunale dhe që dikush të përfitojë politikisht […]

Filloi asfaltimi i rrugës kryesore në Lagjen e re në Gostivar

05.11.2018 Në rrugën “18 Nëntori”, segmentin prej te bulevardi Vëllezërit Gjinoski deri te Trafo-stacioni në Lagjen e Re, ka filluar sot asfaltimi. Segmenti i cili po asfaltohet ka një gjatësi prej 480 metra me gjerësi mesatare prej 6,5 metra. “Paraprakisht, në pjesën më të madhe për shkak të trashësisë joadekuate të asfaltit ekzistues, u bë […]

Njoftim

02.11.2018 Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se të hënën (05.11.2018) në ora 08:00 do të fillojnë punimet për riasfaltimin e segmentit rrugor prej te përfundimi i bulevardit “Vëllezërit Gjinoski“ deri në ndarjen e rrugëve në fshatin Banjicë e Poshtme. Gjatë realizimit të punimeve trafiku në këtë segment do të jetë i vështirësuar, ndërsa në periudha […]

Çerdhet e Gostivarit organizuan treg vjeshtor me produkteve ushqimore

02.11.2018 Fëmijët të cilët frekuentojnë kopshtet e fëmijëve në komunën e Gostivarit, ishin sot në rolin e shitësve të produkteve të ndryshme ushqimore. Nënat e tyre kishin përgatitur enkas për këtë ditë ushqime vjeshtore dhe ëmbëlsira të cilat për një çmim të caktuar ua shisnin vizitorëve, ndërsa mjetet e grumbulluara do të destinohen për rregullimin […]

Kryetari Arben Taravari dha llogari për vitin e parë të menaxhimit me Komunën e Gostivarit

01.11.2018 Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në sallën e këshillit komunal, para qytetarëve të Gostivarit dha llogari për punët dhe aktivitetet e realizuara në vitin e parë të mandatit. Fjalimin e tij po jua përcjellim në mënyrë integrale: “Të nderuar qytetarë të Gostivarit, Kur e fitova besimin e qytetarëve për të udhëhequr me […]

Ftesë për debat publik

Të nderuar qytetarë, administrata komunale është duke e përgatitur Programin zhvillimor të Komunës së Gostivarit për vitin 2018. Me qëllim që programi i cili është në fazë përgatitore sa më shumë të reflektojë nevojat reale të qytetarëve të Gostivarit, të premten (2 nëntor 2018) në ora 18:00 dhe të shtunën (3 nëntor 2018) në ora […]