Entries by admin admin

Binjakëzohet Komuna e Gostivarit me Komunën Kütahya

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti kryetarin e Komunës Kütahya të Republikës së Turqisë, Alim Işık. Qëllimi i takimit ishte binjakëzimi i komunave si dhe bashkëpunimi me këtë komunë me industri të zhvilluar në sferën e prodhimit të qelqit dhe porcelanit, nga ku Komuna e Gostivarit do të bëjë përpjekje që biznesmenë nga […]

Gostivari i vetmi vend me Qendër multifunksionale për personat me nevoja të veçanta

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkë me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronique Hulmann, ministren Jovana Trençevska si dhe me përfaqësuesin e UNDP-së, Armen Grigoryan promovoi Qendrën multifunksionale për personat me nevoja të veçanta. Përmes kësaj Qendre do të realizohen shërbime sociale që do të […]

Vijojnë investimet në shkollat e Gostivarit

Me investim nga Fondacioni për Zhvillim dhe Humanizëm, me faktorë tjerë humanitarë dhe në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, në shkollën fillore “Çajla” bëhen investimet e nevojshme për rinovim të ambienteve. Investimi përfshin rinovimin e tërësishëm të objekteve sanitare ku janë paraparë edhe tualete për persona me nevoja të veçanta, si dhe punë tjera të […]

Komuna e Gostivarit lehtëson lëvizjen dhe parkimin e veturave gjatë sezonit të verës

Me ardhjen e bashkëatdhetarëve tanë në vendlindje, për të lehtësuar lëvizjen në komunikacion dhe krijimin e më shumë vendparkimeve, Komuna e Gostivarit dhe të gjitha institucionet lokale morën një sërë vendimesh që do të vlejnë nga 15.07.2022 edhe atë: – Oborret e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme shndërrohen në vend-parkime të cilat do […]

Donacion për zjarrfikësit e Gostivarit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në ambientet e NJTKZ-së, sot pranoi edhe një donacion për Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve të Gostivarit që përmirëson ndjeshëm kushtet e punës për zjarrfikësit e Gostivarit. Donacioni i shoqatës humanitare ndërkombëtare me seli në Gjermani “Hasene” është një automjet zjarfikësish me shkallë lëvizëse që shfrytëzohet për shuarjen e […]

Komuna e Gostivarit përkujtoi dëshmorët e flamurit

Komuna e Gostivarit përkujtoi Dëshmorët e Flamurit, të cilët më 9 korrik të vitit 1997, dhanë jetën e tyre, për avancimin e të drejtave shqiptare dhe për flamurin kombëtar, Nazmi Saliu nga fshati Turçan i Vogël, dr.Shpend Iseini nga fshati Forinë dhe Milaim Dauti nga fshati Dobërdoll. Homazhe mbi varret dhe përmendoret e dëshmorëve, bëri […]

Urimi i kryetarit Taravari me rastin e Kurban Bajramit

Të dashur besimtarë të fesë Islame, Të nderuar qytetarë, Sot, mbarë bota islame kremton festën e Kurban Bajramit. E cila ka hyrë në historinë e njerëzimit me dashin që Allahu i dërgoi Profetit Ibrahim për të mos flijuar të birin e tij. Uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira, por […]

Kupa Ballkanike e Shigjetarisë zgjodhi Gostivarin

Në parkun e madh të Gostivarit u mbajt gara finale në “Kupën Ballkanike të Shigjetarisë – Tozkoparan Iskender”. Në këtë garë morën pjesë 100 garues shtatë vende të Ballkanit, respektivisht nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, dhe Kroacia. Ngjarja u organizua nga Instituti “Yunus Emre” dhe Fondacioni Turk […]

Urimi i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për Ditën e pavarësisë së SHBA-ve

Sot 246 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën pavarësinë e tyre, me çka triumfoi demokracia dhe liria e popullit amerikan. Ne sot kujtojmë vlerat demokratike me të cilat u ndërtua ky shtet dhe vetëm me vlerat që përfaqësojnë SHBA-të, shoqëria jonë mund të përparojë. Krahas lirisë dhe demokracisë, SHBA-të mbeten miku më […]