Përforcimi i kapaciteteve për rritjen e përfaqësimit të komuniteteve pakicë në këshillat komunalë

Sot në Prizren bashkë me kryetarin e Këshillit Valbon Limanin, këshilltarë komunalë të Gostivarit dhe me kolegë të tjerë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, mora pjesë në panel diskutimin me temë “Përforcimi i kapaciteteve për rritjen e përfaqësimit të komuniteteve pakicë në këshillat komunalë”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik Amerikan (NDI) dhe National Endowment for Democracy (NED).

Këshilli Komunal i Gostivarit mbetet shembull i përfaqësimit të minoriteteve.

Në fjalimin tim, theksova edhe një herë nevojën për decentralizimin e komunave në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që komunat të mos varen nga pushteti qendror.