Kisha nderin dhe kënaqësinë të qendroja për vizitë në Komunën Ejupsulltan në Republikën e Turqisë

Kisha nderin dhe kënaqësinë të qendroja për vizitë në Komunën Ejupsulltan në Republikën e Turqisë.
Falenderoj kryetarin Deniz Köken për mikpritjen vëllazërore dhe në shenjë respekti i dhurova pllaketë me simbolin e qytetit të Gostivarit.

Gjatë takimit, në të cilin u shoqërova nga kryesuesi i Këshillit komunal Valbon Limani, me miqtë tanë të Komunës Eyüpsultan biseduam për bashkëpunimin tonë të ardhshëm, shkëmbimin e praktikave të mira në qeverisjen lokale dhe tema të tjera me interes të përbashkët. Me këtë rast, vendosëm që si dy komuna mike, të realizojmë edhe binjakëzimin tonë. Akti solemn i zyrtarizimit të binjakëzimit, u dakorduam të bëhet gjatë muajit maj të këtij viti.
Gjithashtu, mora premtim nga ana e kryetarit Köken për të na ndihmuar në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, e cila ndihmë do të vijë përmes Asociacionit ndërkombëtar “City agriculture”, ku komuna jonë është anëtare.
Kryetari na prezantoi edhe donacionin nga Komuna Eyüpsultan me tesha dhe këpucë që po përgaditen për punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec” të Gostivarit.
U ndava i kënaqur nga kjo vizitë dhe e ftova kryetarin Köken për vizitë kthyese në Komunën e Gostivarit.