THIRRJE PUBLIKE

,

KOMUNA E GOSTIVARIT

Në bazë të nenit 11 dhe nenit 141,142 të Ligjit për mbrojtje sociale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 79/2009, 36/11, 51/11, 166/12, 15/13, 79/13, 164 /13 , 187/13, 38/14, 44/14, 116/14, 180/14, 33/15, 72/15, 104/15, 150/15, 173/15, 192/15, 30/16 , 163/17 dhe 51/18), neni 24 dhe neni 50 paragrafi (3) i ligjit për preventivë, parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 24, datë 29.1.2021), Rregulloren për mënyrën e vlerësimit të rrezikut serioz për jetën dhe integritetit fizik dhe mendor të viktimës dhe anëtarëve të familjes së saj dhe rrezikun e përsëritjes së dhunës, menaxhimin e duhur të rrezikut, zbatimin dhe monitorimin e masave për mbrojtjen e grave viktima të Dhunës me bazë gjinore dhe viktimat e dhunës në familje, të marra nga qendra për punë sociale (240/21) Komuna e Gostivarit shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për grumbullimin e propozimeve për projekt iniciativë për Themelimin dhe fillimin e punës së institucionit për mbrojtje sociale “Qendra për përkujdesje dhe mbrojtje të viktimave të dhunës në familje në Komunën e Gostivrit”

Komuna e Gostivarit shpall Thirrje publike për grumbullimin e propozimeve për projekt iniciativë nga organizatat qytetare lokale dhe fondacionet me qëllim të realizimit të projektit për trajtimin e problemit të viktimave të dhunës në familje, gjegjësisht themelimin dhe fillimin e punës së një institucioni për mbrojtje sociale viktimave të dhunës në familje në Komunën e Gostivarit.

Projekti do të realizohet në bashkëpunim partneriti ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe organizates qytetare që do të përzgjidhet nga ana e komisionit pas përfundimit të afatit për aplikim të thirjes publike .