Entries by admin

Komuna e Gostivarit fton subjektet që do të punojnë gjatë fundjavës të pajisen me leje pune

Shtabi i emergjencave pranë komunës së Gostivarit ka ftuar të gjithë operatorët, konkretisht super-marketet dhe barnatoret të cilat përmes porosive on-line do të funksionojnë dhe do të shpërndajnë produkte për qytetarët gjatë fundjavës kur lëvizja është e kufizuar 24 orë, të paraqiten në Qendrën komunale për t’u furnizuar me leje për të punuar. Subjektet e […]

Trajnim për vullnetarët që do të shpërndajnë ndihma humanitare

02.04.2020 I njoftojmë të gjitha institucionet, organizatat joqeveritare, shoqatat humanitare dhe grupet joformale të cilat aktualisht shpërndajnë ose planifikojnë të shpërndajnë ndihma humanitare në kohë të pandemisë në territorin e rajonit më të gjerë të Gostivarit (komunat: Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë) të delegojnë vullnetarë të vet që do t’i nënshtrohen një trajnimi të shkurtër për […]

Takim koordinues me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit

01.04.2020 Me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të nxënësve në mësimdhënien online dhe në kushte izolimi, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe përgjegjësja e arsimit, Aslian Snopçe takuan sot drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme komunale të Gostivarit. Drejtorët informuan rreth aktiviteteve që po ndërmerren aktualisht si dhe problemeve me […]

Formohet Trup koordinues për shpërndarje efikase dhe të sigurt të ndihmave

31.03.2020 Propozimi nga mbledhja e djeshme e rregullt e  Shtabi të emergjencës  së Gostivarit për komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë – Rostushë, që të formohet një Trup koordinues për ndarje efikase dhe të sigurt të pakove me produktet ushqimore dhe mjete higjienike dhe dezinfektuese, sot u realizua. Në takimin e sotëm me të cilin kryesoi […]

Mbajti mbledhje Shtabi i emergjencës – Gostivari mbetet vetëm me një person të infektuar

30.03.2020 Shtabi i emergjencës në Gostivar ku përfshihen komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë mbajti mbledhje të rregullt në të cilën u shqyrtua situata aktuale me koronavirusin dhe u përcaktuan masat që duhet të ndërmerren në vijim. Me mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Shtabit të emergjencës, kryesoi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, ndërsa […]

Njoftim

20.03.2020 Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se prej të hënës (23.03.2020) administrate komunale do të punojë me orar të reduktuar, respektivisht prej në ora 09:00 deri në ora 13:00. Përderisa janë në fuqi masat qeveritare për mbrojtje nga pandemia e virusit korona, do të punohen vetëm lëndët që nuk mund të shtyhen. Qendra për shërbime […]

Njoftim

20.03.2020 Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se Tregu i madh i qytetit nuk do të punojë në 30 ditët e ardhshme. Është ky vendim i përbashkët i kryetarit të komunës Arben Taravari dhe Shtabit të emergjencës të Gostivarit, si dhe me mirëkuptim nga ana e drejtuesve të Ndërmarrjes “Progres Pazari” që menaxhon me Tregun e […]

Mbajti mbledhje Shtabi i emergjencës në Gostivar – situata nën kontroll

19.03.2020 Shtabi i emergjencës në Gostivar ku përfshihen komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë mbajti mbledhje në të cilën u shqyrtua situata aktuale me virusin korona dhe u përcaktuan masat që duhet të ndërmerren në vijim. Me mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Shtabit të emergjencës, kryesoi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, ndërsa të […]