Entries by Artan cst

Logopedistë nga Shqipëria mbajtën seminar për çrregullimet dhe vështirësitë në të folur

18.09.2018 Në organizim të Komunës së Gostivarit dhe në bashkëpunim me shoqata dhe ekspertë që merren me çështje të fëmijëve me nevoja speciale, sot në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit u mbajt seminar në temë “Çrregullimet dhe vështirësitë në të folur”. Në këtë seminar morën pjesë prindër të fëmijëve me vështirësi në të […]

,

Gostivari do të jetë qyteti i parë në Ballkan me smart-sistem për parkim zonal

13.09.2018 Në Gostivar ristarton pas dy javësh parkimi zonal. Sot u nënshkrua marrëveshja për partneritet për furnizim e cila ndërmarrjes për menaxhim me parkingjet publike si dhe qytetarëve të Gostivarit në përgjithësi do t’ju sjellë shumë dobi, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet edhe smart-sistemi, i pari i këtij lloji jo vetëm në Maqedoni […]

Taravari: Kush janë njerëzit të cilët u mbajnë mësim fëmijëve tanë?

11.09.2018 Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, në konferencën e sotme për shtyp, i bëri publike problemet me të cilat ballafaqohen shkollat komunale për shkak të menaxhimit të pandërgjegjshëm dhe obstruksioneve nga ana e drejtorëve të dhunshëm “Nga fillim i vitit të ri shkollor, pra vetëm për disa ditë, janë përjashtuar pa të drejtë […]

Përfundoi riasfaltimi i rrugës para Shkollës fillore “Goce Dellçev” në Gostivar

31.08.2018 Ka përfunduar sot rehabilitimi i plotë dhe riasfaltimi i rrugës “Vëllezërit Bllazheski” para Shkollës fillore “Goce Dellçev” në Gostivar me gjatësi prej 315 dhe gjerësi 9 metra. Ky investim është pjesë e projektit të realizuar nga ana e Komunës së Gostivarit, me të cilin rehabilitohen disa rrugë në këtë pjesë të qytetit, me gjatësi […]

KOMUNIKATË

29.08.2018 Komuna e Gostivarit, e ndjen për obligim që opinionit publik, e sidomos nxënësve, prindërve të tyre dhe punonjësve të arsimit, t’ua sqarojë dhe argumentojë se të gjitha obligimet ndaj shkollave fillore dhe të mesme i kryen në kohë dhe me përgjegjësi të plotë. Komunës së Gostivarit i lëshohen mjete nga pushteti qendror në formë […]

Kryetari Taravari mirëpriti dyzet artistë figurativë nga shtete të ndryshme të botës

27.08.2018 Artistët figurativë nga vende të ndryshme të botës, të cilët marrin pjesë në Koloninë ndërkombëtare të artit “Gostivari 2018”, vizituan sot Komunën e Gostivarit me ç’rast u mirëpritën nga kryetari Arben Taravari. Në takimin e realizuar në sallën e Këshillit të komunës së Gostivarit, kryetari Taravari bëri një përshkrim të shkurtër të komunës dhe […]

Ndërtohet kanalizim në gjatësi prej 2000 metrash në fshatin Turçan i Vogël

27.08.2018 Në vazhdën e investimeve të njëpasnjëshme në sferën e infrastrukturës, projekt i radhës i Komunës së Gostivarit është ndërtimi i kanalizimit në fshatin Turçan i Vogël. Është ky edhe një premtim i realizuar i kryetarit Arben Taravari, i dhënë banorëve të fshatit Turçan i Vogël si kërkesë e tyre e arsyeshme, me rastin e […]

Takim publik i organizuar nga CIVIL: Taravari prezantoi përpjekjet e Komunës së Gostivarit për vlerat evropiane dhe iniciativat e gjelbra

24.08.2018 Në organizim të OJQ “CIVIL”, në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, u mbajt një takim publik me autoritetet lokale, sektorin civil dhe me qytetarë në kuadër të fushatës “Veprim-Integrim” që ka për qëllim promovimin e vlerave evropiane dhe të iniciativave të gjelbra. Përpjekjet e Komunës së Gostivarit në këto fusha, para të […]

Lllakavicasit pritën Kurban Bajramin me rrugën e re të asfaltuar

23.08.2018 Banorët e fshatit Llakavicë festën e Kurban Bajramit, sivjet e shënuan me rrugën e re të asfaltuar në hyrje të fshatit. Realizuesit e punimeve punuan intensivisht edhe në ditët e festës, me qëllim që të përfundojnë punimet për riasfaltimin e rrugës në gjatësi prej 230 metra, me një sipërfaqe prej mbi 1300 metra katror, […]