Entries by admin admin

Njoftim

Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se për shkak të punimeve për asfaltimin e tërësishëm, më datë 01.11.2023 (e premte) nga ora 10:00-17:00 dhe më datë 02.112023 (e shtunë) nga ora 08:00-18:00 (e shtunë), rruga “Ilindenska” do të jetë e mbyllur për qarkullim, edhe atë nga rrugëkryqi te magazina e NP “Komunalec” deri te kyçja në […]

Shënohet 100 vjetori i lindjes së Çede Filipovskit në Gostivar

Në qendër të Gostivarit, aty ku qëndron përmendorja e tij, Komuna e Gostivarit shënoi 100 vjetorin e Çede Filipovskit i cili luftoi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me këtë rast, ndaj të pranishmëve foli edhe sekretari i Komunës së Gostivarit, Zoran Krajovski i cili mes tjerash theksoi se në Gostivar mbijeton bashkëjetesa dhe paqja. “Një […]

Filloi realizimi i një ndër projekteve më të rëndësishme për qytetin e Gostivarit

Sot filloi realizimi i një ndër projekteve më të rëndësishme për qytetin e Gostivarit siç është rikonstruktimi i rrugës “Ilindenska”. Kjo rrugë po rikonstruktohet tërësisht, nga ish-Mulliri deri në daljen në magjistralen Gostivar – Tetovë, në gjatësi prej 1500 metrave. Rruga “Ilindenska” një ndër rrugët më të frekuentuara të qytetit, rruga e njohur si “Rruga […]

Këshilli i Komunës së Gostivarit miratoi Programin Zhvillimor për vitin 2024

Këshilli i Komunës së Gostivarit gjatë ditës së sotme miratoi Programin Zhvillimor të Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal pranë Komunës së Gostivarit. Vlera totale e Programit zhvillimor kap 539,376,578.00 denarë, dhe përfshin investime në shumë fusha të ndryshe, me theks në veçantë në investimet në rrugët e qytetit. Rrugët që pritet të rikonstruktohen gjatë vitit […]

,

Përfundojnë punimet në SHFK “Forina”, Limani falënderon banorët për kontributin

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim Zyrën për Investime Kapitale pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përfundoi punët e realizuara në SHFK “Forina”. Punët e realizuara të këtij projekti janë fasadimi i shkollës, dritare të reja si dhe pajisje të reja shkollore. Në promovimin e këtyre ivnestimeve ishte e pranishme udhëheqësja e Sektorit të Arsimit pranë […]

Komuna e Gostivarit nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për sigurimin e asistentëve personal për nxënësit me aftësi ndryshe

Komuna e Gostivarit dhe Shoqata Humanitare “Dr. Trajçe Neshkovski”, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi ku do të punojnë së bashku në sigurimin e asistentëve personal për fëmijët me aftësi ndryshe në shkollat e mesme komunale. Sipas memorandumit, është paraparë organizimi i këshillimeve me ekspertë, tribuna dhe takime, kurse për angazhimin e asistentëve të ardhshëm, shoqata do të […]

Demant në lidhje me trajtimin e qenve endacak

Komuna e Gostivarit është në luftë të përditshme me qentë endacak. Përskaj trajtimit të tyre, ballafaqohemi edhe me dukurinë e sjelljes së qenve nga vende tjera, për çka kemi denoncuar disa herë. Gjithashtu kemi bërë edhe thirje që ky problem që vë në rrezik qytetarët tanë, të trajtohet si problem në nivel nacional dhe të […]

Shënohet Java Botërore e Fëmijëve në Komunën e Gostivarit

Në Javën Botërore të Fëmijëve, nën organizim të çerdheve të qytetit, sot Komunën e Gostivarit e vizituan vogëlushët. Në këtë ngjarje të veçantë fëmijët shprehën dëshirat dhe kërkesat përmes mesazheve të përgatitura siç është e drejta paqe, arsim e shkollim, siguri, lumturi dhe e drejta për ambient të pastër e mosdiskriminim. Me këtë rast, kryetari […]

,

Promovohen investimet në Shkollën e Mesme Teknike “Gostivari”

Në kuadër të Memorandum bashkëpunimit mes Komunës së Gosivarit dhe Shkollës së Mesme Teknike Komunale “Gostivari”, sot kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari promovoi investimet më të reja në këtë shkollë. Bëhet fjalë për realizimin dhe përfundimin e çatisë së shkollës me sipërfaqe prej 3000 metre katrorë si dhe lyerja e pjesëve të brendshme […]

Filloi asfaltimi i rrugës Debresh – Zdunjë

Pas përfundimit të kanalizimit prej 1300 metra dhe pas tamponimit dhe nivelizimit, filloi asfaltimi i tërësishëm i rrugës Debresh – Zdunjë që filloi sot nga fshati Debresh. Projekti për meremetimin e rrugës Debresh – Zdunjë përfshin rekonstruim të tërësishëm rrugës në gjatësi prej 1.300 metrave. Paralelisht me ndërtimin e rrugës Debresh – Zdunjë, në pjesën […]