Entries by admin admin

,

Vijon renovimi i shkollës fillore “Goce Dellçev”

Komuna e Gostivarit po e shfrytëzon pushimin veror të nxënësve për t’i përmirësuar kushtet në shkollën fillore “Goce Dellçev”. Në këtë shkollë fillore në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës po meremetohen toaletet e nxënësve, kurse lyerja e tërësishme e mësonjëtoreve dhe korridoreve bëhet me investimin e komunës. Investimet në shkollat fillore dhe të […]

Kryetari Arben Taravari takon përfaqësuesit e “Rudina Fest”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në zyrën e tij përfaqësuesit e Këshillit organizativ të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “Rudina Fest”. Kryetari Arben Taravari falënderoi mysafirët për organizimin e shkëlqyer të festivilit i cili tashmë për të tretin vit radhazi e shënon Gostivarin në hartën botërore të festivaleve. Në takim kryetari Arben Taravari […]

,

Përmbyllet Shkolla Verore 2023 në Gostivar

Pas katër javësh punë, përkushtim, mësim, aktivitet dhe argëtim, sot përfundoi Shkolla Verore për vitin 2023. Në ceremoninë e përmbylljes së shkollës verore i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u shpreh i kënaqur nga pjesmarrja dhe rezultatet e arritura të nxënësve që morën pjesë në shkollën verore. “Sivjet është […]

Përfaqësuesit e Komunës së Gostivarit marrin pjesë në Forumin e dytë ndërkombëtar “AGRICITIES”

Një delegacion i Komunës së Gostivarit i kryesuar nga zëvendës kryetari i komunës, Namik Durmishi dhe bashkëpunëtori për marrëdhënie dhe bashkëpunim me Republikën e Turqisë, Gzim Haxhi-Ejup, morën pjesë në Forumin e dytë ndërkombëtar “AGRICITIES”, përkrahur nga UNESCO. Në forumin që u mbajt në Samsun të Turqisë u diskutua për më shumë tema, me theks […]

Edhe personat me nevoja të veçanta konkurentë në tregun e punës

  Në Qendrën Komunale Multifunksionale po hyn në fazën përfundimtare trajnimi i 30 personave, prej të cilëve mbi gjysmae tyre janë me nevoja të veçanta dhe të tjerët të papunësuar. Pas përfundimit të pjesës teorike dhe trajnimit praktik, personat e papunësuar me aftësitë e reja të fituara, do të kenë mundësi më të mëdha për […]

Fillon rekonstruimi i tërësishëm i rrugës Debresh – Zdunjë

  Pas instalimeve nëntokësore, Komuna e Gostivarit filloi me punimet për rekonstruimin i tërësishëm të pjesës së parë të rrugës Debresh – Zdunjë. Projekti për meremetimin e rrugës Debresh – Zdunjë përfshin rekonstruim të rrugës në gjatësi prej 1.300 metrave dhe është segmenti i parë. Segmenti i dytë përfshin ndërtimin e kanalizimit si dhe vazhdimin […]

Komuna e Gostivarit investoi mbi 100.000 euro në asete të reja të NP “Komunalec”

Komuna e Gostivarit dhe Ndërmarrja Publike “Komunalec” promovuan makineritë dhe asetet e reja të ndërmarrjes “Komunalec”. Ky projekt përfshin mbi 100.000 euro investime në makineri dhe asete me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale për qytetarët. 50 kontenjerët të cilët do të shpërndahen lokacione të ndryshme, dy kamionët për mbledhjen e mbeturinave si dhe makina […]

Fillojnë punimet në rrugën Banjicë e Epërme – Banjicë e Poshtme

Filluan punimet për ndërtimin e rrugës Banjicë e Epërime – Banjicë e Poshtme në gjatësi prej 1.230 metra. Projekti për ndërtimin e kësaj rruge zgjidh problemin shumëvjeçar të këtyre dy fshatrave duke krijuar infrastrukturë rrugore bashkëkohore. Ky projekt është në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, […]

APEL PËR BUJQIT E KOMUNËS SË GOSTIVARIT

Të nderuar qytetarë, temperaturat skajshmërisht të larta ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në mjedise të hapura, sidomos nga djegija e hamulloreve që ndikojnë edhe te djegia e pyjeve. Zjarret gjithashtu ndikojnë në ndotjen e ajrit, shkatrrojnë biodiversitetin dhe kanë efekte tejet negative. Ju lutemi të jeni të kujdesshëm dhe […]

Prezantohet platforma digjitale për pagesën e faturave të ujit dhe mbeturinave

Ndërmarrja publike komunale “Komunalec” ka publikuar video-instruksion për platformën digjitale për pagesën e ujit dhe mbeturinave. Pagesa bëhet në mënyrë të thjesht dhe të sigurt, ndërsa me pagesën e këtyre faturave, qytetarët kontribuojnë në mbarëvajtjen e infrastrukturës së ujit dhe menaxhimit të mbeturinave në Gostivar. Me ndihmën tuaj, mund të ndërtojmë sisteme më të avancuara […]