Gostivari i Pastër

Pamje nga pastrimi i disa deponive të egra në rrugën Raven-Vërtok. Plani i Komunës për një Gostivar të pastër, përfshin mënjanimin e deponive të egra dhe pastrimin e sipërfaqeve publike në gjithë territorin e komunës së Gostivarit.

Vendosja e ujsjellësit të ri në një lagje në Bajnicë të Poshtme

Vendosja e ujsjellësit të ri në një lagje në Bajnicë të Poshtme në gjatësi 150 metra. Çdo ditë e më afër objektivit tonë për të siguruar infrastrukturën e nevojshme për çdo amvisëri dhe biznes.

SHMK “Gostivari” – gjimnazi, me dritare të reja

Në sajë të bashkëpunimit me USAID në Projektin për bashkëpunim ndëretnik të të rinjve në shkolla, Komuna e Gostivarit fitoi grant për ndërim të një pjese të dritareve, që filloi sot. Si Komunë, vendosëm që me investim shtesë të bëjmë zëvendësimin e të gjitha dritareve, me çka dukshëm do të permirësohen kushtet për nxënësit dhe […]