THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIM TË PROJEKTEVE PROPOZIMORE (ReLOaD2)

,

KOMUNA E GOSTIVARIT NË PARTNERET ME PROGRAMIN ZHVILLIMOR TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNDP) SHPALL:

THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIM TË PROPOZIM PROJEKTEVE NË KUADËR TË PROGRAMIT RAJONAL PËR DEMOKRACINË LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2 (ReLOaD2)

Projekti Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor2 (ReLOaD2) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë shtete/territore të Ballkanit Perëndimor. Projekti do të zgjasë deri në dhjetor 2024 dhe synon të forcojë demokracinë pjesëmarrëse dhe proceset e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duke forcuar shoqërinë civile për pjesëmarrjen e saj aktive në procesin e vendimmarrjes.

Projekti ReLOaD2 përfshin 8 komuna: Manastir, Veles, Gjevgjeli, Gostivar, Kriva Pallankë, Koçan, Kumanovë dhe Ohër.
Komuna e Gostivarit dhe projekti ReLOaD2 ftojnë të gjitha organizatat e shoqërisë civile që të dorëzojnë propozim-projekte që janë në përputhje me qëllimet zhvillimore të Komunës së Gostivarit dhe të cilat mbulojnë këto fusha prioritare:

  1. ARSIM

1.1. Programe për arsim joformal (mësim i përjetshëm) dhe projekte për edukimin e popullatës;

1.2. Arsimimi profesional i popullatës nga lëmia e profesioneve sociale duke përfshirë edhe: trajnime për përkujdesje të personave të moshuar dhe të paaftë, trajnime për ndihmës personal për personat me aftësi të kufizuar motorike dhe senzorike, instruktor pune për personat me aftësi të kufizuara.

  1. AMBIENT JETËSOR

2.1. Avancimi dhe mbrojtja e ambientit jetësor, në territorin e komunës së Gostivarit.

  1. TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT,  JODISKRIMINIM DHE INKLUZION SOCIAL

3.1. Inkluzioni social i kategorive të ndjeshme të qytetarëve në veçanti personat  e margjinalizuar, fëmijët pa prindër, persona me nevoja të posaçme dhe persona pa dokumente të identifikimit;

3.2. Preventiva dhe lufta kundër dhunës gjinore, familjare, shkollore dhe rrugore.

3.3. Mbrojtje shëndetësore për familjet e rrezikuara sociale

3.4. Përkrahje e aktiviteteve për shëndetin mental dhe psiko-fizik si përgjigje ndaj pandemisë Covid për kategoritë e rrezikuara

  1. PUNËSIM DHE ZHVILLIM EKONOMIK     LOKAL

4.1. Nxitja e aktiviteteve dhe programeve nga lëmia e punësimit dhe vetëpunësimit, në veçanti për banorë të cilat kanë vështirësi në punësim: personat me aftësi të kufizuara, individ më të rinj se 30 vjeçar, individ më të moshuar se 50 vite me theks të veçantë gra, individ të përkatësisë së komunitetit Rom etj.

4.2. Realizim i aktiviteteve dhe programeve për zhvillimin e turizmit alternativ (malor) në veçanti çiklizëm dhe bjeshkatari në rajonin malit Sharr dhe Malin e thatë

4.3. Përkrahja e projekteve dhe aktiviteteve për zhvillim, nxitje dhe promovim të prodhimeve bujqësore dhe frutave në rajonin e Gostivarit si dhe aktivitete dhe edukim për kultivimin e prodhimeve organike.

  1. KULTURË DHE ART, TË RINJ DHE SPORT

5.1.    Afirmim i artit, traditës dhe trashëgimisë kulturore të komuniteteve në territorin e komunës së Gostivarit;

5.2. Nxitja e vullnetarizmit tek të rinjtë;

5.3. Organizim i aktiviteteve të ndryshme për zhvillim dhe avancim të sportit në territorin e komunës nëpërmjet të aktiviteteve sportive-rekreative, veçanërisht për të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara;

5.4. Ngritja e vetëdijes së të rinjve për nevojat e personave me aftësi të kufizuara në zhvillim me qëllim të kyçjes së tyre në shoqëri.

Shuma e mjeteve për projektet e miratuara do të variojë nga 307.000,00 denarë deri në 1.845.000,00 denarë.
Organizatat e shoqërisë civile lejohen të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim, nëse shuma totale e ndarë nuk i kalon 3,690,000,00 MKD për të gjithë kohëzgjatjen e projektit ReLOaD2 (deri në dhjetor 2024).

Komuna e Gotivarit dhe UNDP-ja rezervojnë të drejtën që të mos ndajnë mjetet në dispozicion nëse projekt propozimet nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Projektet mund të zgjasin nga 6 deri në 12 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga maji 2022 deri në fund të prillit 2023.

PËRSHTATSHMËRIA :
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur për të gjitha organizatat e shoqërisë civile të regjistruara zyrtarisht (shoqatat/organizatat apo fondacionet) në përputhje me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet.
Të gjitha organizatat e interesuara të shoqërisë civile mund të gjejnë informacion të detajuar mbi kërkesat e aplikimit dhe kriteret e financimit të projekteve në Udhëzimet për Aplikantët, të cilat janë pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike (Aneksi 10).

DOKUMENTACIONI:
Thirrja publike do të zgjasë nga data 25.02.2022 (prej ora 9:00) deri më 25.03.2022 (deri në ora 15:00).
Dokumentacioni për thirrjen publike për komunën e Gostivarit mund të sigurohet duke dërguar kërkesë me emrin e organizatës së interesuar në adresën elektronike: dashmir.osmani@gostivari.gov.mk dhe snezana.straseska@gostivari.gov.mk ose personalisht në adresën e mëposhtme:

Komuna e Gostivarit
Bulevardi Braqa Gjinoski, nr. 61
Kodi postal: 1230 Gostivar

Informatat relevatne, si dhe versioni elektronik i gjithë pakos për aplikacionin mund të shkarkohen nga: www.gostivari.gov.mk . si dhe në faqen e internetit të UNDP-së ( www.mk.undp.org ).
Takim informativ (“ditë e hapur”) me parashtruesit potencial të projekteve në komunën e Gostivarit më 28 shkurt 2022, me fillim nga ora 10:00 në ICan (rruga JNA).
Trajnimet për organizatat e interesuara të shoqërisë civile do të mbahen më 28.02.2022 (me fillim në ora 11:00) dhe 01.03.2022 në ICan (rruga JNA).
Seancat e mentorimit do të mbahen online, në datat 14.03, 17.03, 21.03 dhe 23.03.2022 (gjithsej 4 ditë për të gjithë kohëzgjatjen e thirrjes).

Pyetjet në lidhje me thirrjen publike mund të bëhen përmes adresës: registry.mk@undp.org , me shënim për thirrjen publike. Pyetjet mund të dorëzohen deri më 18 mars 2022, ndërsa përgjigjet e kërkesave do të dërgohen me shkrim brenda 3 ditëve nga marrja e kërkesës. Për transparencë më të madhe, të gjitha pyetjet dhe përgjigjet do të postohen në faqen e internetit të UNDP-së.

DORËZIMI I APLIKACIONEVE:
Aplikacionet e kompletuara (me dokumentacion të plotë) duhet të dorëzohen në tre (3) kopje të shtypura dhe një kopje elektronike (në CD ose USB) në një zarf të mbyllur që tregon thirrjen publike, me postë rekomande ose personalisht, gjatë ditëve të punës (nga e hëna në të premte. ), nga ora 09:00 deri në 15:00, në adresën e mëposhtme:

Komuna e Gostivarit
Bulevardi Braqa Gjinoski, nr. 61
Kodi postal: 1230 Gostivar

Aplikimet që do të arrijnë pas afatit të dhënë do të shqyrtohen vetëm nëse në vulën postale qëndron data e dërgimit, e cila është e mëhershme se afati zyrtar i fundit.
Në anën e jashtme të zarfit duhet të qëndrojë titulli i Thirrjes Publike për propozim-projekte, emri i plotë dhe adresa e parashtruesit, emri i plotë i projektit dhe fjalët në vijim: “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare”. Nëpunësi komunal do të lëshojë vërtetim për pranimin e dokumenteve të dorëzuara. Të gjithë parashtruesit e projektit, qofshin të pranuar apo të refuzuar, do të njoftohen me shkrim për vendimin e tyre për propozimin e tyre të projektit brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në ueb faqen e komunës www.gostivari.gov.mk dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës.

DOKUMENTACIONET:

Aneksi-1-Propozim projekt
Aneksi-2-PASQYRË-E-BUXHETIT
Aneksi-3-Korniza-logjike
Aneksi-4-PLANI-I-AKTIVITETEVE-DHE-DUKSHMËRIPROMOVIM-I-PROJEKTIT
Aneksi-5-FORMULAR-ME-TË-DHËNA-ADMINISTRATIVE-PËR-PARASHTRUESIN
Aneksi-6-FORMULAR-ME-TË-DHËNA-FINANCIARE-PËR-PARASHTRUESIN
Aneksi-7-DEKLARATË-PËR-PËRSHTATSHMËRI
Aneksi-8-DEKLARATË-PËR-FINANCIM-TË-DYFISHTË
Aneksi-9-Listë-për-kontrollim
Aneksi-10-Udhëzime për Parashtruesit -1
Aneks – 11
Аneks 12