Entries by admin

Njoftim

09.12.2019 Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se nesër (e martë), prej në ora 11:00 deri në ora 13:00, kryetari i komunës Arben Taravari, do t’i pranojë qytetarët në Qendrën për Shërbime Komunale (Qendrën për Informim) në katin përdhes. Bashkë me kryetarin Taravari do të jenë edhe udhëheqësit e sektorëve. Shërbimi për informim

Komuna e Gostivarit shënoi Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara

03.12.2019 Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të Kufizuara – 3 Dhjetori, kryetari i komunës së Gostivarit shtroi drekë për fëmijët nga Qendra ditore dhe nxënësit nga paralelet speciale të shkollave fillore “Ismail Qemali” dhe “Mustafa Kemal Ataturk”.  Me këtë rast Taravari theksoi se duhet akoma punë nga e gjithë shoqëria që […]

Shtabi i emergjencës raportoi për mbarëvajtjen e aktiviteteve

29.11.2019 Në mjediset e Komunës së Gostivarit sot mbajti mbledhje Shtabi i emergjencës për transport të ndihmave dedikuar rajonit të goditur nga tërmeti. Mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Shtabit të emergjencës, e udhëhoqi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, i cili u shprehu falënderim anëtarëve për angazhimin e tyre për mbarëvajtjen e aktiviteteve […]

Gostivari do të bëhet me Qendër Rinore për Resurse

28.11.2019 Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Narine Sahakzan nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi për hapjen e një Qendre Rinore të Resurseve në Gostivar, e cila do t’i shërbejë gjithë Rajonit të Pollogut. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, shprehu kënaqësinë që pikërisht kjo komunë u zgjodh si […]

Komuna e Gostivarit mbështet me 18 mijë euro të prekurit nga tërmeti, shpall tri ditë zie dhe formon Shtabin e emergjencës

27.11.2019 Në seancën e sotme të jashtëzakonshme  të Këshillit të Komunës së Gostivarit të konvokuar nga kryetari Arben Taravari, këshilltarët komunalë njëzëri sollën vendim për ndarjen e mjete financiare si mbështetje për qytetarët e Republikës së Shqipërisë të prekur nga tërmeti i fuqishëm në Durrës me rrethinë. Lartësia e mjeteve financiare është në vlerë prej  […]

Komuna e Gostivarit shpreh keqardhje lidhur me situatën e rëndë nga tërmeti i rënë në Shqipëri dhe ngushëllon familjet e viktimave dhe të lënduarve nga tërmeti.

Për këto orë të rënda që janë duke i përejtuar vllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria, ne si pushtet lokal jemi në mobilizim të plotë që sadopak t’ua zbusim dhimbjen. Me këtë rast dua të njoftojë se me iniciativ të kryetarit të Komunës së Gostivarit,  Arben Taravari, komuna jonë do të ndihmojë me 300 batanie […]

Komuna e Gostivarit organizoi pritje për vullnetarët e Korpusit të Paqes

17 vullnetarë amerikan qendrojnë dhjetë javë te familjet gostivarase Komuna e Gostivarit ka organizuar pritje solemne për vullnetarët amerikan të cilët dhjetë javë kanë qendruar në Gostivar. Ata janë pritur nga kryetari Arben Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast, kryetari Taravari sqaroi se qëndrimi i tyre në Gostivar ka ardhur përmes Korpusit të […]

Komuna e Gostivarit vendosi në funksion stacionarin e dytë për qentë endacak

Kryetari Taravari: Për dy vite kemi trajtuar rreth 500 qenë endacak Komuna e Gostivarit ka vendosur zyrtarisht në funksion stacionarin e dytë për qentë edacak. Ky investim i radhës nga Komuna e Gostivarit vjen falë projektit në kuadër të Programit “Më ofro strehë për shpëtim”, financuar nga Programi rajonal në Ballkanin Perëndimor ReLOaD me financim […]