Entries by Artan cst

Dr. Besim Memedi zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit – formohet shumicë e re

16.09.2019 Në seancën e 16-të të Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët me 16 vota për, 2 të përmbajtur dhe 13 kundër, e zgjodhën për kryetar të ri të këshillit, doktorin Besim Memedi – bartës i listës së këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët. Paraprakisht, kryetari i deritashëm dr. Nasir Musliu dha dorëheqje për të hapur […]

,

Aksioni “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo”, i gëzoi mbi 500 filloristë të komunës së Gostivarit

12.09.2019 Aksioni “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo” rezultoi me donacione të shumta për nxënësit nga familjet me status të rrezikuar social. Ky aksion u iniciua dhe u organizua nga Sektori për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me shkollat fillore komunale, me dy supermarkete dhe me disa librari të qytetit. Gjatë kësaj […]

,

Do të asfaltohet një krah i rrugës së Dibrës, në Lagjen e Re

12.08.2019 Me mjete të siguruara nga buxheti I Komunës së Gostivarit, në vijim janë punët përgatitore për asfaltimin e një krahu të rrugës së Dibrës përballë Kolegjit privat “Jahja Kemal”. Rruga ka një gjatësi prej 183 metra, ndërsa gjerësi mesatare prej 8 metrash. “Edhe pse kjo pjesë e qytetit është e banuar prej disa dekadash, […]

U mbajt Konferenca shkencore “Etno-kultura e trevës së Gostivarit”

07.08.2019 Në kuadër të Verës kulturore të Gostivarit, gjatë fundjavës që lame pas, u mbajt në Mavorvë, Konferenca shkencore e titulluar “Etno-kultura e trevës së Gostivarit”, projekt ky i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gostivarit në organizim të Shoqatës së etnokluturës shqiptare “Etnolab”. Në hapjen e Konferencës, të pranishmëve iu drejtua kryetarja […]

APEL

07.08.2019 Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët e komunës së Gostivarit, që me rastin e prerjes së kurbaneve të Bajramit, të kujdesen për higjienën publike dhe mbetjet nga kafshët e therura të mos i hedhin nëpër kontejnerë. Kjo me qëllim që të shmanget kundërmimi i erës së keqe dhe që kjo Ditë e Madhe të […]

NJOFTIM

07.08.2019 Nesër (e enjte) prej në ora 10:00 deri në ora 14:00, në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Kryqi i Kuq në bahskëpunim me Reaprtine Transfuziologjisë do të realizojnë Aksion për dhurimin e gjakut. Komuna e Gostiavarit i inkurajon të gjithë qytetarët e shëndetshëm të moshës madhore, të bëhen pjesë e këtij aksioni […]

Njohtim për realizim të aktivitetit sportiv “Fluturim, Çiklizëm dhe Ecje“ në Komunën e Gostivarit si pjesë e projektit “Fuqizimi i qëndrueshmërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni”

Të nderuar, Qendra për bazë të përbashkët QBP me përkrahje nga Ambasada Britanike dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup realizon projektin “Fuqizimi i qëndrueshmërise kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni”, me kohëzgjatje prej 15 tetor 2018 deri më 15 tetor 2020. Projekti synon të mbështesë Strategjinë Kombëtare dhe Planin Aksional […]

Taravari dhe Suma bisedojnë për vendosje bashkëpunimi të ngushtë

22.07.2019 Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot në kabinetin tij kryetarin e komunës së Hanit të Elezit (Kosovë), Rufki Suma. “Ishte nder dhe privilegj të pres sot kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma i cili me sukses po e menaxhon komunën për tre mandate. Ai është një role model […]