Entries by Artan cst

,

Çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme publike të komunës së Gostivarit, të përgatitura për sezonin e ngrohjes

21.10.2018 Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe kopshtet e fëmijëve të komunës së Gostivarit janë të furnizuara me lëndë djegëse dhe prej nesër do të fillojë edhe ngrohja e tyre. Një pjesë e shkollave kanë rezerva nga viti i kaluar, ndërsa tek ato ku lëndët djegëse mungonin, të premten ka përfunduar furnizimi […]

Nxënësit e SHF “Goce Dellçev” vizituan Komunën e Gostivarit

19.10.2018 Nxënësit e klasës së katërt pranë Shkollës Fillore Komunale “Goce Dellçev” – Gostivar, të shoqëruar nga mësuesja e tyre Sevim Sulo, ishin sot për vizitë në Komunën e Gostivarit, për tu njoftuar me mënyrën e funksionimit të pushtetit lokal dhe shërbimet të cilat ua ofron administrata komunale qytetarëve të Gostivarit. Gjatë vizitës ata takuan […]

Rregullimi hortikulturor i oborreve të shkollave dhe çerdheve të komunës së Gostivarit

19.10.2018 Të gjitha shkollat dhe kopshtet e fëmijëve në komunën e Gostivarit, falë një aksioni të gjerë të Ndërmarrjes publike “Parkingje publike dhe gjelbërim” do të kenë oborre të rregulluara në aspektin hortikultutor,. Fillimisht aksioni është realizuar në oborrin e shkollës fillore në fshatin Vërtok dhe në fshatin Raven, ndërsa do të vazhdojë më pas […]

,

Në Ditën e Shkopit të Bardhë, kryetari Taravari në vizitë te Shoqata e të verbërve “Realiteti”

15.10.2018 Në Ditën ndërkombëtare të personave të verbër, kryetrari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vizitoi zyrën e Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar “Realiteti” – Gostivar. “Sot është 15 Tetori, dita botërore e personave të verbër, që njihet si Dita e shkopit të bardhë, andaj e përzgjodhëm pikërisht këtë ditë […]

,

Prej sot ristarton parkimi zonal me pagesë në Gostivar, në javën e parë do të ketë tolerancë

15.10.2018 Pas vendosjes së tabelave dhe përgatitjeve paraprake për rifillim të suksesshëm, prej sot pasdite do të zbatohet parkmi zonal me pagesë në Gostivar. Qyteti i Gostivarit është i ndarë në dy zona për parkim, në atë “të kuqe” dhe “të gjelbër”. Për zonën “e kuqe”, konkretisht për pjesën qendrore të qytetit, për një orë […]

,

Përfundon rregullimi i stadiumit për futboll të vogël në Çegran

15.10.2018 Fshati më i madh i komunës së Gostivarit, Çegrani, u bë me stadium bashkëkohor për futboll të vogël. Komuna e Gostivarit siguroi barë artificial cilësor, shenjëzim të terrenit, ulëse plastike dhe ndriçim përkatës, ndërkaq realizimi i punëve u bë kryesisht falë angazhimit të Bashkësisë lokale të fshatit Çegran. “Çegrani u bë me një stadium […]

Vendoset sinjalistika horizontale nëpër rrugët kryesore të qytetit të Gostivarit

12.10.2018 Në rrugët kryesore të qytetit të Gostivarit, në vijim e sipër është vendosja e sinjalistikës horizontale. Bëhet shenjëzimi i vijave përgjatë boshtit të rrugës, shenjëzimi i kalimeve të këmbësorëve, shigjetave rrugore dhe sinjalistikës tjetër të nevojshme. Kompania realizuese e cila fitoi tenderin publik, për shenjëzimin e rrugëve shfrytëzon ngjyrë adekuate refraktuese që plotësonon standardet […]

Kujdes i veçantë për fëmijët, hapet edhe një kënd lojrash në Gostivar

12.08.2018 Kujdesi i veçantë për fëmijët është një ndër përcaktimet kryesore të Komunës së Gostivarit nën udhëheqjen e kryetarit Arben Taravari. Që jeta e fëmijëve të Gostivarit të jetë më e lumtur dhe më e shnëdetshme, gjatë këtij viti janë hapur ose janë rehabilituar një numër i madh kënde lojrash për fëmijë, respektivisht në katër […]

Filluan punimet për rikonstruktim të rrugës “18 Nëntori” në pjesën te Lagjja e Re, paralelisht realizohen edhe shumë projekte tjera në Gostivar dhe rrethinë

08.10.2018 Kanë filluar të premten punimet ndërtimore për rikonstruktim të rrugës “18 Nëntori” në segmentin prej te Xhamia e Mëhallës deri te Trafo-stacioni në Lagjen e Re. Segmenti që do të rikonstruktohet ka një gjatësi prej 480 metra dhe gjerësi mesatare prej 6,5 metra., ku së pari do të gërmohet ose vetëm do të gërvishet […]