Entries by Artan cst

Vendoset ndriçim dekorativ në sipërfaqet e gjelbra në Gostivar, qyteti merr pamje atraktive në orët e mbrëmjes

25.06.2018 Komuna e Gostivarit vazhdon me realizimin e projekteve për përmirësim të infrastrukturës, rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zbukurimin e sipërfaqeve publike në territorin e saj. Projekti i radhës i cili ka filluar me realizim është vendosja e ndriçimit dekorativ në sipërfaqet e gjelbra në pjesët më të frekuentuara të qytetit. Fillimisht […]

DEMANT NDAJ AKUZAVE TË PABAZA TË DREJTORËVE TË DHUNSHËM TË SHKOLLAVE

Komuna e Gostivarit, jo vetëm bllok dotacionet por edhe mjete shtesë nga buxheti i saj u ka transferuar shkollave fillore dhe të mesme publike 22.06.2018 Në lidhje me akuzat e drejtuara ndaj Komunës së Gostivar nga ana e drejtorëve të dhunshëm të shkollave fillore dhe të mesme publike të Gostivarit, kinse Komuna e Gostivarit nuk […]

,

LAJMËRIM

20.06.2018 Lajmërohen qytetarët se nesër (e enjte) prej në ora 23:00 deri të premten në ora 07:00, uji i pijshëm nga ujësjellësi i qytetit do të jetë në ndërprerje. Ndërprerja e ujit bëhet për shkak të mbushjes së basenit të ri në fshatin Vërtok, si dhe testimit të linjës së dytë kryesore alternative deri te […]

Biznesmenët kroat dhe turq të interesuar për të investuar në Gostivar

19.06.2018 Një delegacion prej biznesmenësh kroat dhe turq, vizitoi sot Komunën e Gostivarit me ç’rast u pritën nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij. Biznesmenët kroat dhe turq ia shpalosën kryetarit Taravari interesimin e tyre për të bërë investime konkrete në sferën e blegtorisë në territorin e komunës së Gostivarit. […]

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë qytetarët të cilit shfrytëzojnë rrugën rajonale Gostivar – Sërmnovë, se nga mëngjesi i ditës së enjte do të fillojnë punët ndërtimore për rikonstruktim të plotë të segmentit Llakavicë – Sërmnovë. Deri sa do të zgjasin punët ndërtimore qarkullimi në këtë segment rrugor, në pjesë dhe periudha të caktuara, do të zhvillohet me […]

Arkëtimi i tatimeve shënon rritje të dukshme në kuartalin e parë

01.06.2018 Të hyrat e realizuara publike në buxhetin themelor të komunës së Gostivarit për kuartalin e parë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënojnë rritje për 13 për qind. Në kuartalin e parë të vitit të kaluar janë realizuar 60.739.493 denarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti […]

Në Turçan të Madh do të fillojë ndërtimi i kanalizimit

23.05.2018 Si pjesë e programit vjetor të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, projekti për ndërtimin e kanalizimit në fshatin Turçan i Madh është komplet i përgatitur dhe pritet marrja e lejes nga organet kompetente për fillimin e realizimit të tij. Këtë ua kumtuan banorëve të fshatit Turçan i Madh, kryеtari i komunës ës Gostivarit , Arben Taravari […]

Komuna e Gostivarit u binjakëzua ma Komunën Sveta Nedelja të Kroacisë

21.05.2018 Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetari i komunës Sveta Nedelja të Kroacisë, Dario Zurovec nënshkruan të shtunën Kartën për Miqësi dhe Bashkëpunim ndërmjet dy komunave, me çka edhe zyrtarisht këta dy qytete u binjakëzuan. Nënshkrimi i Kartës për miqësi dhe bashkëpunim, u bë në kuadër të seancës solemne të Këshillit të […]

Kryetari Taravari shkresë Ministrisë së financave: Bastoret dhe kazinotë, të paktën 500 metra larg shkollave

17.05.2018 Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar nga Ministria e Financave që në të ardhmen, të lëshojë leje pune vetëm për bastoret dhe kazinotë që gjenden 500 metra larg institucioneve arsimore. Në shkresë, po ashtu, kërkohet nga ministria përkatëse që të shqyrtojë mundësinë që t’i obligojë pronarët të […]