Entries by admin admin

Formohet Qendra për trajnimin e personave me aftësi ndryshe

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me UNDP-në dhe sektorin privat themeluan Kuzhinë profesionale për ushqim të shëndetshëm dhe Qendrën për trajnimin e personave ma aftësi ndryshe. Ky projekt PPP përfshin disa trajnime në fushën e hotelerië, kuzhinë për prodhimin e ushqimit dhe lokacione për ushqim të shëndetshëm në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit. […]

Komuna e Gostivarit në takim me firmat projektuese të Gostivarit, diskutohen planet detale urbanistike

Komuna e Gostivarit gjatë ditës së sotme organizoi takim me udhëheqësit e Sektorit të Urbanizmit dhe firmave projektuese në qytetin e Gostivarit. Në takim u diskutua për mbarëvajtjen e punës dhe funksionimin sa më të mirë mes tyre, pasi firmat projektuese janë ura lidhëse në mes qytetarit dhe Komunës, si dhe për Planin Gjeneral Urbanistik […]

Kryetari Arben Taravari nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Qendrën ndërkombëtare “BRAIN BEE”

  Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot nënshkruajti Memorandum bashkëpunmi me përfaqësuesin e Qendrës ndërkombëtare “BRAIN BEE”, Emir Dalipi Bashkëpunimi përfshin mbështetje për zhvillimin dhe rritjen e mundësive arsimore për fëmijët dhe të rinjtë jashtë kornizës së institucioneve arsimore, kontribuium në bashkëpunimin lokal dhe rajonal për promovimin e arsimit, sigurimin e trajnimeve dhe […]

,

Komuna e Gostivarit dhe Lidhja e Sportit Shkollor organizuan gara ndërkomunale në futboll

Komuna e Gostivarit dhe Lidhja e Sportit Shkollor organizuan gara ndërkomunale në futboll Rreth 100 nxënës të shkollave fillore nga Komuna e Gostivarit dhe asaj të Vrapçishtit kanë marrë pjesë në gara në futboll të cilat u zhvilluan në palestrën sportive të shkollës fillore “Faik Konica” të fshatit Debresh. Garat janë organizuar në bashkëpunim të […]

Komuna e Gostivarit dhe komunat e Pollogut themeluan Departament për menaxhimin e ujërave dhe rreziqeve nga përmbytjet në Pollog

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkë me kryetarët tjerë të komunave të Pollogut themeluan Departament për menaxhimin e ujërave dhe rreziqeve nga përmbytjet në rajonin e Pollogut. Ky departament u miratua nga të gjitha këshillat komunale, ndërsa sot u zyrtaryzua formimi i kësaj njësie. Projekti për formimin e këtij departamenti është në bashkëpunim […]

Kryetari Arben Taravari priti në takim delegacionin e SECO-s

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetari i Këshillit të Gostivarit, Valbon Limani sot pritën në takim zëvendës udhëheqësin e Departamentit për financim të infrastrukturës të SECO – Saniel Bruderer, i shoqëruar nga drejtoresha për RMV – Stanisllava Dodeva, projekt-menaxheren për Maqedoninë e Veriut – Marisa Rouss dhe Carmen Thonnissen – këshilltare për […]

Komuna e Gostivarit me Plan për mborjtjen e ajrit ambiental

Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në seancën e 21-të të Këshillit Komunal të Gostivarit u miratua Propozim-programi për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental në Komunën e Gostivarit për periudhën 2022-2026. Plani u miratua me unanimitet votash dhe përveç shumë projekteve dhe veprimtarive për rritjen e cilësisë së ajrit, do […]

Komuna e Gostivarit me aktivitete të ndryshme mbrojtjen e mjedisit jetësor

  Komuna e Gostivarit gjatë ditëve në vijim, në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, do të shënojë dy ngjarje me rëndësi të veçantë për komunën. Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në mbledhjen e radhës 25 prill, Këshilli i Komunës së Gostivarit përveç tjerash në rend të ditës ka edhe miratimin […]

Komuna e Gostivarit me aktivitet shënoi festën e Bajramit

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me shkollat fillore dhe çedhet me rastin e festës së Bajramit realizuan një ngjarje fantastike në qendrën e Gostivarit. Në këtë ngjarje morën pjesë fëmijët bashkë me prindërit dhe mësimdhënësit të cilët shpërndanë bakllave për qytetarët, ndërsa këtë aktivitet e vizitoi edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me […]

Kryetari Arben Taravari pret në takim ambasadorin e Çekisë, Jarosllav Ludva

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti sot në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës Çeke, Jarosllav Ludva. Kryetari Arben Taravari dhe ambasadori Jarosllav Ludva zhvilluan takim mjaft konstruktiv dhe të frytshëm, ku u theksua se është shumë me rëndësi miqësia me Republikën Çeke si partner i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut në sferën […]