Entries by admin

Këshilli i Komunës së Gostivarit nesër mban séance të jashtëzakonshme

13.09.2019 Nesër (14.02.2019) me fillim në ora 12:00, do të mbahet séancë e jashtëzakonshme në lidhje me rastin tragjik që ndodhi si pasojë e një fatkeqësie rrugore, ku humbën jetën 13 persona dhe rreth tridhjetë të tjerë u lënduan. Në seancën e nesërme pritet që këshilltarët të sjellin vendim për shpalljen e tre ditëve zi, […]

Arben Taravari në Uashington – takime të shumta me zyrtarë amerikanë dhe me diasporën shqiptare

05.02.2019 Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të merr pjesë në Lutjet Kombëtare të Mëngjesit të enjten më 7 shkurt. Taravari në Uashington është i ftuar në cilësinë e kryetarit të komunës së Gostivarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për […]

Mbërrin donacioni nga “Eagle” – 300 punonjës të Gostivarit do të pajisen me uniforma cilësore

14.01.2019 Treqind uniforma pune të cilësisë më të lartë, i ndahen komunës së Gostivarit si donacion nga Kompania e renomuar “Eagle”. Uniformat e para nga ky donacion, ia dorëzoi kryetarit të komunës Arben Taravari, përfaqësuesi i kësaj kompania Baki Sulejmani nga Gostivari. “Kompania Eagle i donon Komunës së Gostivarit 300 palë veshje të unifikuara edhe […]

,

FTESË – PËR PJESËMARRJE NË NGJARJEN PËR NJOFTIM ME PROJEKTIN „PËRMIRËSIM I QËNDRUESHMËRISË NDAJ PËRMBYTJEVE NË RAJONIN E POLLOGUT“

FTESË PËR PJESËMARRJE NË NGJARJEN PËR NJOFTIM ME PROJEKTIN „PËRMIRËSIM I QËNDRUESHMËRISË NDAJ PËRMBYTJEVE NË RAJONIN E POLLOGUT“ Të nderuar, Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë të merrni pjesë në ngjarjen për njoftim me projektin e inicuar rishtazi „Përmirësim i qëndrueshmërisë ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut” që do të mbahet më 29 janar 2019, në Hotelin […]

Kryetari Taravari me bashkëpunëtorët iu bashkëngjit aksionit për pastrimin vullnetar të borës

13.01.2019 Spitali dhe objektet fetare, ishin pikat në të cilat u realizua sot aksioni vullnetar për pastrimin e borës të cilit iu bashkëngjit kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtorët e ndërmarrjeve me bashkëpunëtorët e tyre. Në realizimin e këtij aksioni u kyç edhe operatori ekonomik për mirëmbajtje dimërore Nasir Turs, ndërsa asistoi […]

Kryetari Taravari u ndau mirënjohje subjekteve dhe personave më meritorë në vitin 2018

04.01.2019 Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, u ndau sot mirënjohje subjekteve dhe personave të cilët gjatë vitit 2018 kanë dhënë kontribut të veçantë për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të komunës së Gostivarit. “Sot u ndaj mirënjohje speciale disa bashkësive lokale […]

Komuna e Gostivarit fitoi projektin “Fuqizimi i Këshillit të Komunës“ në vlerë prej 62 mijë dollarë

31.12.2018 Komuna e Gostivarit është përzgjedhur për të marrë pjesë në projektin “Fuqizimi i Këshillit të Komunës” për periudhën 2019-2020, të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe të implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Nga projekti në fjalë, Komuna e Gostivarit do të sigurojë përfitime jofinanciare dhe […]

Gostivarasit e mi të dashur!

Sot është dita e fundit e një viti të cilin ditëm ta përballojmë së bashku, pavarësisht pengesave që kishim rrugës! Uroj që për vitin e ri 2019, të jemi shumë më mirë se këtë vit dhe jam i sigurt se do të jemi, pasi që ditë më të mira pritet të vijnë! Duke ju shtrënguar […]

Kamion i ri IVECO për grumbullim të mbeturinave – donacion nga Turqia për Komunën e Gostivarit

29.12.2018 Në shërbim të Ndërmarrjes Publike “Komunalec” është vendosur një kamion i ri për mbledhjen e mbeturinave. Bëhet fjalë për një donacion që vjen nga Unioni i Komunave Turke, përfaqësues të të të cilit qëndruan sot në Komunën e Gostivarit për të bërë pranim dorëzimin e këtij donacioni. Mysafirët u pritën nga kryetari i komunës, […]

,

Kryetari Taravari promovoi rinovimin e çerdheve publike në Gostivar

  28.12.2018   Fëmijët e çerdheve publike të Gostivarit, me një program të shkurtër festuan ndërrimin e motmoteve. Në festën e tyre i shoqëroi edhe kryetari i komunës sl Gostivarit, Arben Taravari dhe udhëheqësja e Sektorit për veprimtari publike, Aslian Snopçe. Kremtja e sotme e fëmijëve në çerdhen qendrore të IPKF “Gëzimi fëmijëror” përkonte edhe […]