Entries by Artan cst

“Freski kuranore” për mërgimtarët e Gostivarit

25.07.2018 Në kuadër të manifestimit “Mirësevini mërgmitarë” mbrëmë në amfiteatrin veror në Gostivar, u mbajt Koncerti me ilahi “Freski kuranore”. Aktivitetit u realizua nga Sektori i Femrës Myslimane” në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit. Në ngjarje morën pjesë myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu me bashkëpunëtorët e tij, zëdhënësi i komunës së Gostivarit Jasin Demiri […]

Fushata senzibilizuese “Ti je një luledielli“ edhe në Gostivar

24.07.2018 Prezantuesja e njohur shqiptare Albana Osmani, udhëheqëse e fushatës senzibilizuese “Ti je një luledielli”, ishte në vizitë në Komunën e Gostivarit me ç’rast u prit nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe anëtarët e kabinetit të tij. “Jam krenarе që Gostivari bëhet pjesë e kësaj fushate senzibilizuese dhe ftoj qytetarët e Gostivarit […]

Koncert multietnik në kuadër të Ditëve të Mërgimtarëve

18.07.2018 Mbrëmë në amfiteatrin e hapur pranë lumit Vardar në Gostivar, u mbajt një koncert multietnik me këngë zbavitëse. Aktiviteti u realizua në kuadër të Ditëve të Mërgimtarëve nën moton “Mirë se vini mërgimtarë” e që realizohet nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe me mbështetje edhe të Ministrisë së Kulturës. Nën moderimin […]

Sanohen rrugët e dëmtuara në fshatin Forinë

19.07.2018 Në vazhdën e aktiviteteve për sanimin e rrugëve të dëmtuara në territorin e komunës së Gostivarit, Ndërmarrja publike “Komunalec” – Gostivar, po bën sanimin e rrugëve në brendi të fshatit Forinë. Krahas arnimit të pjesëve të dëmtuara të asfaltit nëpër rrugët e fshatit, bëhen edhe intervenime të caktuara në rrugën rajonale Gostivar-Çegran në pjesën […]

U shfaq komedia “Ëndrra e shtatë studentëve”, shkëlqyen aktorët e rinj

18.07.2018 Mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Gostivar, u shfaq komedia “Ëndrra e shtatë studentëve” regji të regjisorit të njohur nga Kërçova Qëndrim Riani, ndërsa rolet i interpretuan aktorët e sapodiplomuar të artit dramatik pranë Universitetit të Tetovës. Komedia e bazuar në romanin e William Shakespeare “Ëndrra e një nate vere”, ishte pjesë e agjendës […]

Në Gostivar do të hapet Qendër për Aktivitete Rinore

Nënshkruhet Memorandumi për Bashkëpunim me organizatë Democracy Lab 18.07.2018 Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtori ekzekutiv i Organizatës joqeveritare Democracy Lab, Sefer Selimi, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi që synon hapjen e një Qendre për Aktivitetet Rinore në Gostivar. Projekti do të implementohet nga ana e Democracy Lab ndërsa do të financohet nga Komuna […]

,

Komuna e Gostivarit siguron partner privat për deponinë “Rusino”

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me kompaninë Waterloo Hastings Energy 17.07.2018 Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtori i kompanisë Waterloo Hastings Energy, Philippe de Beauregard, nënshkruan sot një Memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projekteve në nivel lokal dhe rajonal, me theks të veçantë trajtimin e mbetjeve dhe ujërave. Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi […]

TAKIM INFORMATIV PËR PROPOZIM-RIBALANCIN E BUXHETIT TË KOMUNËS SË GOSTIVARIT

06.07.2018 Sektori për financa dhe buxhet pranë Komunës së Gostivarit, organizon takim informativ në të cilin do të prezantohet propozim-ribalanci i buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2018. Takimi informativ do të mbahet në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, më 09.07.2018 (e hënë) prej në ora 16:00 deri në ora 17:00. Ftohen […]

,

Edhe një mini-deponi e egër në Gostivar, shndërrohet në sipërfaqe të gjelbëruar

06.07.2018 Komuna e Gostivarit, nëpërmjet Ndërmarrjes publike “Komunalec”, vazhdon me aksionin gjithëpërfshirës për mënjanimin e mini-deponive të egra në gjithë territorin e komunës. Aksioni i radhës ekologjik u realizua përskaj lumit Vardar në lagjen “Toskallari“ të Gostivarit, një sipërfaqe e lënë pas dore e cila më shumë i ngjante një mini-deponie të egër. Aksioni u […]

Sektori për Financa: Të ardhurat në Komunën e Gostivarit në gjysëmvjetorin e parë rriten për 14% , ndërsa shpenzimet për 6%

04.07.2018 Të hyrat e realizuara publike në buxhetin e konsoliduar të Komunës së Gostivarit për gjysëmvjetorin e parë të vitit 2018 , respektivisht për periudhën prej 01.01.2018 deri më 30.06.2018, kanë arritur vlerën e përgjithshme prej 467.660.829 denarë., ku janë përfshirë edhe transferet nga viti i kaluar, e që paraqet 44,30% nga të hyrat e […]