Entries by admin admin

Komuna e Gostivarit me aktivitete të shumta për “Ditën e ekologjisë”

Edhe sivjet Komuna e Gostivarit vazhdoi me traditën e organizimit të aktiviteteve për shënimin e 21 Marsit – Ditës së Ekologjisë, ku në qendër të vëmendjes ishin nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Aktiviteti i parë për shënimin e “Ditës së ekologjisë”, nisi me fëmijët e çerdheve të cilët prezantuan punimet e tyre me […]

Komuna e Gostivarit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Sindromit Down

Me disa aktivitete, Komuna e Gostivarit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Sindromit Down. Aktivitetet u nisën nga parku i qytetit ku kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkërisht me shoqatat dhe qendrat të cilat punojnë me persona me aftësi ndryshe dhe bashkëpunëtorë, ngjyrosën duart me ngjyrë dhe lanë shenja tek monumenti “Gostivar”. Aktivitetet vazhduan me […]

Kryetari Arben Taravari priti në takim përfaqësuesin e kompanisë HG Holding, Jozhef Noze

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim Jozhef Noze, përfaqësuesin e kompanisë GH Holding nga Ljubljana e Sllovenisë, e cila merret me teknologjinë inovative të përpunimit të mbetjeve. Në takim u prezentuan tre teknologji inovative ekologjike: përpunimi i ujrave fekale, përpunimi i plehrave dhe konvertimi i tyre në energji.Përmes teknologjive inovative, […]

Komuna e Gostivarit nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Organized Youth Association

Kryetari i Këshillit, Valbon Limani në emër të Komunës së Gostivarit nënshkroi Memorandum bashkëpinimi në kuadër të projektit “Eko ardhmëri për Gostivarin”, kryetarin e Organized Youth Assocation – OYA, Art Spahiu. Projekti “Eko ardhmëri për Gostivarin” ka për qëllim përmirësimin e gjendjes ekologjike në Komunën e Gostivarit dhe përcaktimin e prioriteteve ekologjike për 5 vitet […]

,

Komuna fillon projektin “Komunat e dedikuara për fëmijët”

Komuna e Gostivarit bashkërisht me Ambasadën e parë për fëmijë në botë “Megjashi” dhe disa komuna të tjera filloi me zbatimin e projektit “Komunat e dedikuara për fëmijët” Qëllimi i projektit është përforcimi i avancimit të të drejtave të fëmijëve si dhe pjesmarrja e fëmijëve në planifikimin lokal përmes përforcimit të kapaciteteve komunale, krijimit të […]

“Një kafe me mjekun tim”, kryetari Arben Taravari merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga dhe Komuna e Gostivarit dhe “EZRA”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin morën pjesën në punëtorinë “Një kafe me mjekun tim”. Kjo punëtori organizohet nga Shoqata për iniciativa për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe përfaqësimin e pacientëve “EZRA” në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit në kuadër të fushatës “Nga un për […]

,

Komuna e Gostivarit me organizim të veçantë për 7 mars, kryetari Arben Taravari uron mësimdhënësit shqiptar: Keni dhenë kontribut të jashtëzakonshëm

Komuna e Gostivarit sivjet ka zgjedhur mënyrë ndryshe nga manifestimet e zakonshme për të shënuar 7 Marsin – Ditën e mësuesit shqiptar. Manifestimet nisën nëpërmjet Sektorit të Arsimit, i cili organizoi garë mes nxënësve të shkollave të mesme, të cilët përmes eseve kujtuan këtë datë të rëndësishme. Në garën e cila u zhvillua në hapësirat […]

Komuna e Gostivarit organizoi Ligjëratë ngritjen e cilësisë së objekteve të rrezistueshme ndaj tërmeteve

Në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, dipl.ing. i ndërtimtarisë dhe doktorant në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup – Leart Taravari, mbajti ligjëratë në temë: Parimet themelore të projektimit aseizmik. Ligjëratën e ndoqën një numër i madh i inxhinierëve të ndërtimtarisë dhe arkitekturës. Mbajtjen e kësaj ligjërate e pa të arsyeshme Komuna e Gostivarit, […]